Godin nuk bind Conten, Interi synon të veshë zikaltër shqiptarin

Interi ishte një nga skuadrat më impulsive në merkaton e janarit duke kryer disa blerje.

Marketing

Drejtuesit edhe pse u munduan nuk mund të sillnin në “San Siro” një qendërmbrojtës për të zëvendësuar Diego Godin. Uruguajani i ardhur nga Atletico Madrid në merkaton e verës nuk ka bindur trajnerin Antonio Conte. Sipas mediave italiane një nga objektivat e klubit zikaltër është Marash Kumbulla.

Qendërmbrojtësi shqiptar i cili po zhvillon një sezon fantastik me fanellën e Hellas Veronës në Serie A duke njeriu i duhur për skemat e Interit. Drejtuesit e Veronës për ta lënë të lirë Kumbullën kërkojnë të paktën 30 milionë euro. Peppe Marotta si alternativë të shqiptar ka edhe lojtarin e Tottenham Jan Vertongen.