Policia e Korçës ka proceduar penalisht tre persona që kanë hedhur sende të forta në drejtim të eskortës së Kryeministrit një ditë më parë, në vendin e quajtur “Kthesa e Cangonjit”, në aksin rrugor që lidh Korçën me Bilishtin.

Edi Rama kishte njoftuar më herët takimin elektoral në Korçë dhe militantë të Partisë Demokratike nuk kanë nguruar që të dalin në rrugë që ta pengojnë.

Për pasojë, policia raporton se ka nisur procedimin penal për shtetasit M.H, 34 vjeç; S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç, banues në Korçë, janë proceduar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, sqaron policia e Korçës.