Goditet me veturë një grua në Shkup

Një grua sot rreth orës 11 është shkelur nga një veturë në tregun e gjelbër në lagjen e Shkupit, Gjorgje Petrov.

Marketing

Kalimtar të rastit kanë thënë se pas aksidentit, gruaja menjëherë është dërguar në spital me veturën e Ndihmës së Shpejtë.

Nga MPB informuan se tek to ka arritur njoftimi se ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura e tipit “Audi” me targa nga Shkupi e ka shkelur një grua.

Zyrtarët policor janë duke kryer kontroll në vendngjarje. Për momentin nuk ka detaje për identitetin e personave të përfshirë në aksident, si dhe për karakterin e lëndimeve të këmbësorit.