Goditet me vezë në kokë senatori australian që fajësoi imigrantët myslimanë për sulmin në Zelandë

Një senator australian që fajësoi imigrimin e myslimanëve për sulmin masiv në Zelandën e re është goditur me vezë nga një adoleshent 17-vjeçar, të cilin në atë çast e goditi me grusht. Ngjarja ndodhi në një tubim të organizuar në Melbourne.

Marketing

Në pamjet e publikuara shihet senatori Fraser Anning, i cili është duke dhënë një deklaratë për medie dhe papritmas djaloshi 17-vjeçar vjen anash dhe e godet në kokë me një vezë të pazier dhe në të njëjtën kohë e incizon veprimin e tij me një telefon. Senatori reagoi vrullshëm duke e goditur djaloshin me grusht.

Adoleshenti u arrestua më vonë nga policia, por u lirua brenda një kohe të shkurtër pa akuzë të ngritur. Policia e rajonit të Viktorias është duke e hetuar incidentin.
Anning ishte kritikuar të premten për shkak se ishte munduar të merrte vëmendje përmes komenteve se sulmi masiv në xhami është nxitur nga frika prej pranisë në rritje të myslimanëve në Australi dhe Zelandë të Re.

Përndryshe, kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se komentet e senatorit Anning janë neveritëse dhe se këto qëndrime nuk kanë vend në Australi, shkruan “The Guardian”.