Goditet nga vetura, ngordh ariu i Prizrenit

Bëhet e ditur se në këtë aksident një person ka pësuar lëndime trupore ndërsa ariu ka ngordhur në vendin e ngjarjes.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar Togeri i Policisë Rajonale të Prizrenit Shaban Omsanollaj.

Gjatë lëvizjes së veturës me targa të Shqipërisë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ariu ka dalë në rrugë dhe është goditur nga vetura.

“Po është e vërtetë, rasti ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova skatësisht në drejtimin Vërmicë-Prishtinë, në kilometrin e tetë. Është goditur një ari me një veturë me targa të Shqipërisë. Në aksident janë lënduar tre persona dhe ariu ka ngordhur në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Policia e Kosovës, raporton Express.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ariun problematik që shkaktonte dëme në komunën e Prizrenit. Javë më parë ky ari ishte bërë i famshëm, pasi sipas banorëve, kishte mbytur 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe kishte dëmtuar pesë koshere me bletë.

Marketing