Goditi për vdekje babanë e tij, caktohet paraburgim për 30-vjeçarin

Policia ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale D.S.(30) nga Koçani nën dyshime për vrasje.

Marketing

Ngjarja sipas raportit në polici është kryer në datë 30.09.2019 rreth orës 05:00 në shtëpinë e familjes në rrugën “Kliment Ohridski” në Koçani. 30 vjeçari kishte goditur me thikë babanë e tij V.S. (55) dhe i kishte shkaktuar plagë në gjoks, ku si pasojë e plagëve të marra, 55-vjeçari kishte ndërruar jetë.

Më parë, D.S. kishte njoftuar se babai i tij e sulmonte fizikisht nënën e tij N.S. (46). Është caktuar paraburgim prej 30 ditëve për personin D.S.

Marketing