Gol, penallti dhe kartonë të kuq, ndeshja hapëse i ka të gjitha

KOMENTE Download WordPress Themes and plugins.Free Download Nulled WordPress Themes and plugins.
Kategoria Superiore ngriti siparin e sezonit të ri 2019-2020, me një ndeshje spektakolare që pa përballë njëra-tjetrës në “Elbasan Arena”, Kukësin dhe kampionin në fuqi Partizanin, dy skuadra që janë sërish pretendentet kryesore për titull.

Marketing

Pas një ceremonie të organizuar nga FSHF-ja në stadiumin e Elbasanit, startoi edhe sfida e që pa fillimisht Kukësin të bënte presion lart dhe të tentonte të vërë në vështirësi kampionët në fuqi të Shqipërisë.

Me kalimin e minutave verilindorët morën kontrollin e lojës dhe arritën t’i afrohen disa herë rrezikshëm portës së “të kuqve”, të cilët nga ana tjetër tentuan të organizohen me kundërsulm, por pa qenë të rrezikshëm.

Minuta e 39’ solli edhe rastin vendimtar të takimit, kur Limaj kapi topin para rumunit Boldor në zonë dhe arriti t’i “vjedhë” një 11-metërsh atij. Trajneri Duro ia besoi penalltinë Vasil Shkurtajt, i cili u tregua i saktë përballë Alban Hoxhës dhe arriti të kalojë verilindorët në avantazh, duke shënuar njëkohësisht golin e parë të kampionatit.

Pjesa e dytë nisi me dy ndërrime për Partizanin, me trajnerin Lerda që tentoi të përforcojë repartin e avancuar, për të ndryshuar edhe shifra e rezultatit, ndërsa në minutën e 62-të të dy skuadrat mbetën me nga 10 lojtarë.

Sulmuesi Solomon, i hedhur në fushë në fillim të pjesës së dytë, u përplas me mbrojtësin Bruno Lulaj, ndërsa arbitri Enea Jorgji vendosi t’i dërgojë të dy në dhomat e zhveshjes për reagimet dhe kundër-reagimet josportive ndaj njëri-tjetrit.

Minutat në vijim panë më kërkues Partizanin, që duke shfrytëzuar një gjendje fizike më të mirë se kundërshtari, zhvendosi lojën në gjysmëfushën e veri-lindorëve dhe kërcënoi disa herë kuadratin e mbrojtur nga Ilir Avdyli.

Pas 6 minutave shtesë, arbitri Jorgji vërshëlleu tre herë për të sinjalizuar përfundimin e takimit të parë të sezonit 2019-2020, që shkoi në favor të verilindorëve, të cilët treguan që në fillim se do të jenë favoritët kryesorë për titullin kampion.

Gol, penallti, kartonë të kuq, grintë dhe rivalitet të lartë sportiv. Ndeshja e parë e sezonit të ri i pari të gjitha, ndërsa përveç marrjes së 3 pikëve të para, Kukësi bëri edhe një lloj “hakmarrjeje” ndaj Partizanit, për disfatën në Superkupën e Shqipërisë, një javë më parë.

Marketing