Tani më kur kanë përfunduar të gjitha kampionatet kombëtare të futbollit, është koha për të bërë një përmbledhje edhe të të arriturave individuale dhe atyre kolektive.

Transfermarkt ka bërë publike edhe listën e golashënuesve më të mirë në botë por edhe për pesë kampionatet më të forta në kontinentin e vjetër. Treshja sulmuese e Barcelonës, Messi, Suarez dhe Paulinho me 68 gola të shënuar i prinë listës së golashënuesve më të mirë në botë për këtë sezon, duke lënë pas vetes treshen e PSZH-së, Cavani, Neymar dhe Mbape të cilët së bashku kanë shënuar 60 gola.

Në mesin e “Top 10”, tresheve më të mira sulmuese në botë, këtë sezonë kishte vend edhe për sulmuesit e Shkëndijës së Tetovës. Treshja e kësaj skuadre Ibrahimi, Hasani dhe Zhunior me 55 gola të shënuar në këtë sezon mbajnë pozitën e nëntë, ose janë të barabartë me treshen e Olimpik Lion- Depay, Fekir e Diaz që kanë po ashtu 55 gola. Këta tre të fundit për një kohë të gjatë kryesonin e renditjes së përgjithshme të golashënuesve.