Gold AG: Ata që reaguan për odë e kuzhinë, përse po heshtin për xhaminë

14:16 | 20 Prill 2021

Foto: Instagram

Marketing

Gold AG ka një mesazh pas sulmit të ndodhi në një xhami, në Tiranë dje (e hënë).

Gjatë ditës së djeshme, në xhaminë “Dine Hoxha” në Tiranë, një person sulmoi disa qytetarë që po bënin namaz, shkruan lajmi.net.

Rudolf Nikolli, është arrestuar me akuzën e “aktit terrorist”, ndërsa thuhet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ky rast nxiti reagime të shumta në publik, mes tyre reagoi edhe reperi i njohur shqiptar Gold AG.

Ai kritikoi ata që po heshtin për sulmin në xhami, ndërsa ditë më parë bënë ‘zhurmë’ për një deklaratë lidhur me odën e kuzhinën, nga hoxhë Shefqet Krasniqi.

“Ata që reaguan për odë e kuzhinë, përse po heshin për xhaminë?”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në ditën e parë të muajit të Ramazanit, reperi publikoi ilahinë “Era Ramazan” në bashkëpunim me Adem Ramadanin. /Lajmi.net/

Marketing