Gold AG lanson këngën “E mira”, e cila ka për temë humanizmin

Gold AG publikoi edhe një tjetër këngë të re.Reperi Gold AG po e përmbyll vitin 2020 me shumë këngë të reja, por edhe me risi nga jeta private.

Ai sapo publikoi këngën e re me titull “E mira”, në të cilën flet për humanizmin, ndërsa është projekt të vjen në kuadër të atyre që lansohen për fundvit.

Marketing

Tekstin e këngës “E mira” e shkroi vet Goldi, orkestrimin e bëri Florent Boshnjaku, producent ishte Mirton Xhekaj, ndërsa videoklipi është punuar nga MProduction.

Kënga e re e Goldit erdhi vetëm pak ditë pasi ai mori epitetin baba, bashkëshortja e tij Ermira solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan Gueril.

Vogëlushi lindi në një ditë të shënuar për shqiptarët, më 28 Nëntor.

https://www.instagram.com/p/CINvKrwFdW1/?utm_source=ig_embed

Marketing