Gold AG po vjen me këngën ‘Letra e babës’(Foto)

Reperi Arian Agushi është duke punuar për projektin e tij më të ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Marketing

Kësaj radhe ai do t’i dedikojë këngë babait dhe pikërisht këtë titull e mban projekti.

“Letra e babës” do të titullohet kënga e cila pritet të publikohet shumë shpejtë ani pse Goldi nuk ka dhënë ndonjë datë.

“Letra e babës, së shpejti”, ka shkruar ai në Instastory pranë një fotografie të postuar.

Ndryshe Gold AG po shijon suksesin me projektet e publikuara më parë. E fundit e publikuar është kënga “Emrin e ka luftë” në bashkëpunim me Ismet Bexhetin.

Marketing