Gold Ag së shpejti me këngë të re

Gold Ag po vazhdon me intensitet të njëjtë.

Gold Ag mund të thuhet se kishte një nga sezonet më aktive këtë verë, ndër  këngët më të pëlqyera ishte bashkëpunimi me Anxhela Peristerin ‘Fiksim’ një projekt ky ritmik që befasoi publikun.

Marketing

Tani këngëtari po vazhdon me të njëjtin intensitet ai minuta më parë me fotografinë që ndau në rrjetin social Instagram njoftoi fansat e tij se përgatitjet për këngën e re veçse kanë filluar.

Ai shihet në një studio muzikore bashkë me kompozuesin Alban Furtunën, duke kompozuar projektin e ri te cilin pritet të publikojë shumë shpejt.

Marketing