Gold AG sqaron deklaratën për Tunën ku e quajti “Degjenerim të femrës shqiptare”

Goldi ka folur edhe njëherë për Tunën.

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi-Gold AG, është një prej emrave më të komentuar në estradë.Emri i tij së fundmi u lakua akoma më shumë pas një deklarate që bëri në emisionin e Luana Vjollcës për këngëtaren Tuna Sejdi.

Ai e quajti atë si “degjenerim të femrës shqiptare”, pasi ka kënduar në serbisht dhe po ashtu ka bërë këngë për zogun, sikundër u shpreh ai.

Marketing

“Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që nuk kam qejf që një femër si ajo me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona. Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat se çka me qit e çka mos me qit, por për derisa ajo ka këndu serbisht e vjen në Kosovë e qet zogun, te une jo”, ishte përgjigjia e reperit të njohur.