Golden Eagle Ylli triumfon në duelin e parë të finales së “Play Off-it” ndaj Pejës

21:59 | 7 Maj 2021

Marketing

KB Peja dhe Golden Eagle Ylli u ndeshën në kuadër të ndeshjes së parë finale të “Play Off-it” të Superligës.

KB Peja ishte nikoqir i Golden Eagle Yllit në palestrën “Karagaqi” në ndeshjen e parë të “Play Off-it” të Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan lajmi.net.

Takimin në fakt e filluan furishëm mysafirët, ku arritën të krijojnë avantazh prej 10 pikësh në çerekun e parë.

Në këtë ndeshje, Dardan Berisha nuk ishte në formë siç jemi parë duke shënuar vazhdimisht, Berisha arriti të shënojë 12 pikë, dy kërcime dhe nëntë asistime.

Rezultatet e çerekëve, KB Peja – Golden Eagle Ylli: (16-22), (17-20), (22-19) dhe (20-22).

Për Golden Eagle Yllin, basketbollistët kryesorë në këtë takim ishin, Erion Kastrati me 26 pikë, një kërcim dhe pesë asistime dhe Wilbekin me 12 pikë, katër kërcime dhe një asistim.

Për Pejën, basketbollistët kryesorë ishin, Brandon Walters me 17 pikë dhe 11 kërcime dhe Dendy me 16 pikë, 10 kërcime dhe katër asistime.

Rezultati përfundimtar, KB Peja 75-83 Golden Eagle Ylli./Lajmi.net/

Marketing