Goleadori  rus Dibirgadzhiev tre vite kontratë me FC Shkupi

Klubi i Futbollit FC Shkupi njofton se tani më prej sot është zyrtare afrimi i lojtarit Dzhamal Dibirgadzhiev, me të cilin ekipi ynë ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Marketing

Sulmuesi shtatlartë nga Rusia, ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhekaltërve.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës që është kryer në Stamboll, 24 vjeçari pritet nesër në mëngjes pritet të arrijë në Shkup, dhe pasdite do të vihet nën urdhrat e trajnerit Bajrami për t’u stërvitur bashkë me skuadrën.

Dzhamal Dibirgadzhiev te FC Shkupi vjen nga kampionati rus,ndërsa karriera e tij ka kaluar nëpër shumë skuadra, ku do të përmendim paraqitjet e tija të mrekullueshme në Premie Ligën ruse, ndërsa në ekipet vendore ai ishte pjesë e Chernomorets, Anzhi Makhachkala, Veles Moskoë, ndërsa ka luajtur edhe në kampionatin e Portugalisë, me ekipin e CD Fátima.

Marketing