“Goli i dytë na vrau”, Valverde merr përgjegjësitë: Nuk e prisja, kur pashë topin kishte hyrë në rrjetë

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, merr përgjegjësitë për përmbysjen nga Liverpuli ditën e sotme, dhe shprehet se lëvizja e të kuqve për golin e katërt ishte diçka fantastike.

Marketing

“Ata e nisën shumë lart ndeshjen, si e prisnim. Shënuan golin e parë, më pas u qetësuam, Por goli i dytë na dëmtoi, sepse menjëherë na shënuan edhe të tretin. Nuk i bëmë gol ato raste që patëm, por nuk është justifikim. Ata ishin më mirë, na mundën 4-0. Unë marr përgjegjësinë time, por nuk e di nëse ky skualifikim do më ndikojë. Nuk kam menduar ato gjëra tani.

Tek goli i katërt nuk e di çfarë ndodhi. Kur pashë topin, ishte në rrjetë. Ata janë ekipi më i mirë në Premier për goditje standarde, dhe kjo ishte një lëvizje e shkëlqyer. Na vjen shumë keq, çdo gjë e bëjmë për të kënaqur tifozët. Të gjithë golat janë gabime të dikujt apo prej ndonjë episodi.” – deklaroi Valverde.