Goli i vitit shënohet në Meksikë, portieri realizon nga 100 metra

Është një moment që shumë portierë nuk preukopohen as të ëndërrojnë sepse është kaq i pamundur, dhe portieri i Chivas, Jose Antonio Rodriguez u emocionua pasi shënoi një gol të bujshëm.

Marketing

Duke luajtur kundër Veracruz në Liga MX, skuadra e Rodriguez ishte në epërsi 2-1 dhe po zhvilloheshin minutat e fundit të ndeshjes kur topi i goditur nga portieri i Chivas realizoi nga zona e tij në portën e kundërshtarit.

Pasi pa që portieri kundërshtar nuk ishte në vendin e duhur, 27-vjeçari nisi një goditje masive drejt portës të Veracruz dhe megjithë tentimeve për ta ndalur, përpjekja nga 100 metra e Rodriguez arriti të gjente rrugën e saj në pjesën e pasme të rrjetës, transmeton lajmi.net.

Goli, i pari që meksikani kishte shënuar ndonjëherë, siguroi Chivas një fitore të paharrueshme 3-1 dhe rezultoi në festime të çmendura.

Siç shihet nga pamjet, Rodriguez nuk e dinte se çfarë të bënte me veten e tij pasi shënoi dhe ai pranon që shënimi ishte diçka që nuk e kishte menduar kurrë.

https://twitter.com/i/status/1198469833228247041

 

Marketing