Goli i Xhakës kundër Manchester Unitedit analizohet nga një ekspert

Eksperti i portierëve, Richard Lee, beson se portieri i Manchester Unitedit, David De Gea, nuk duhet të fajësohet për golin e Granit Xhakës, në ndeshjen e fundit të Arsenalit, që përfundoi me rezultat 2:0 për londinezët.

Marketing

Xhaka me golin e tij të jashtëzakonshëm ia shkaktoi Ole Gunnar Solskjaerit disfatën e parë në Premierligë si trajner i “Djajve të kuq”. Kosovari me pasaportë zvicerane shënoi në minutën e 12-të të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori i Arsenali e kaloi skuadrën e tij në epërsi përmes një goli të shënuar nga një distancë e madhe prej portës, që e la të shtangur De Gean. Pamjet nga ajo ndeshje tregojnë se portieri spanjoll kishte mbetur shumë i irrituar nga ajo gol.

Por, ish-portieri i Watfordit dhe Brentfordit, Richard Lee, i cili është prezantues i emisionit Unioni i Portierëve, beson se do të kishte qenë shumë e vështirë për ta mbrojtur atë goditje të Xhakës.

“Nëse topi do të ishte devijuar, ne nuk do ta kishim konsideruar gabim. Topi lëvizi aq shumë saqë mund edhe ta quajmë devijim të topit. Xhaka e goditi një njërën anë, pastaj topi e ndërroi anën”, ka thënë Lee.

“Kjo nuk do të thotë që De Gea nuk mbeti i zhgënjyer. Natyrisht, ai ndihet keq për atë gol dhe ka disa portierë në Premierligë që mund ta kishim mbrojtur. Edhe ai mund ta kishte mbrojtur ndonjë ditë tjetër”.

“Kur topi goditet në atë mënyrë, kur nuk ka aspak rrotullim në top dhe ai po shkon në krahun e majtën, sytë e tu e kapin këtë gjë dhe ti lëviz në krahun e majtë. Kur pastaj topi e ndërron krahun, duhet një shpejtësi e jashtëzakonshme për ta pritur topin”.