Grupimi i Rinor i FRPD-së dhe i LRI-së mbajtën sot një protestë para ministrisë së Brendshme, ku kërkuan dorëheqjen e Fatmir Xhafës.

Në shenjë simbolike sheshi para ministrisë u mbush me një gomone dhe disa qese të zeza, si transporti i drogës drejt Evropës.

Ata kanë kërkuar largimin e Xhafajt duke thirrur “Jep dorëheqjen”, por edhe “Rama Ik”.

Protestës së të rinjve iu bashkuan dhe deputetët e opozitës të cilët më herët ishin në komisionet parlamentare ku kërkuan gjithashtu largimin e Fatmir Xhafajt.

Kujtojmë që vetëm ditën e shtunë opozita mbajti një tjetër protestë duke kërkuar largimin e Xhafës dhe rrëzimin e qeverisë “Rama”.