Google dhe Apple sulmohen për praktikat e tyre anti-konkurruese

Sentatorët Amerikanë kanë sulmuar Apple dhe Google në Uashington për sjellje anti-konkurruese në lidhje me dyqanet e tyre të aplikacioneve.

Përfaqësues të Tile, Spotify dhe Match dhanë provat e tyre duke akuzuar dy kompanisë teknologjike për tarifat e tyre dhe kopjimin e ideve.

Të dy kompanisë, Apple dhe Google, tarifojnë 30% për çdo blerje në dyqanet e aplikacioneve.

Marketing

Dy kompanitë justifikonin këtë tarifë me sigurinë e ofruar për përdoruesit.

Senatorja Amy Klobuchar tha se Apple ishte “qartësisht” një monopol. Ajo këmbënguli se të dy dyqanet ushtrojnë praktika anti-konkurruese ndaj aplikacioneve të cilat konkurrojnë produktet e tyre.

Google Play dhe App Store janë dyqanet më të mëdha të aplikacioneve në botë prej ku shkarkohen numri më i lartë i aplikacioneve.

Zhvilluesit pretendojnë se për shkak të mungesës së konkurrencës, Apple dhe Google aplikojnë tarifa të larta. Ka gjithashtu pretendime se Apple ka përdorur App Store për të konkurruar në mënyrë të pandershme me rivalët.

Dëgjesa me senatorët Amerikanë erdhi një ditë pasi Apple zbuloi produktin më të ri: AirTags. Këto pajisje mund të vendosen në çelësa makine për ti identifikuar ato në rast se humbin.

Produkti është shumë i ngjashëm me një tjetër që është në treg si Tile. Një përfaqësues i kompanisë tha se mirëprisnin konkurrencën por ideja e konkurrimit të Apple është i padrejtë.

Spotify është një konkurrent tjetër i Apple dhe tarifat për blerjet brenda aplikacioneve në App Store e ka bërë shërbimin e Spotify më pak konkurrues me Apple Music.

Aktualisht kompania po përballet në gjyq me Epic Games, krijuesin e lojës Spotify. /PCWorld Albanian

Marketing