Google Maps paralajmërim edhe për fatkeqësitë natyrore

Tashmë jo vetëm trafikun dhe guidën nëpër rrugë, por aplikacioni ‘’Google Maps’’ do të njoftojë përdoruesit e automjeteve edhe në rastet e fatkeqësive natyrore.

Marketing

Njerëzit do të njoftohen nëpërmjet aplikacionit edhe për parashikimin e stuhisë, nëse përdoruesi është afër zonës që do të goditet, si dhe do të tregojë epiqendrën dhe zonën e prekur nga një tërmet.

Dhe në Indi, ku ndodhin 20% të vdekjeve globale të shkaktuara nga përmbytjet, do të ketë paralajmërime ”ad hoc”.

Shërbimi quhet ”SoS Alert” dhe i lejon përdoruesit të hyjnë në informacion në kohë reale nga autoritetet në situata krize. Një risi është edhe aplikacioni i takimetrit, i cili tregon në kohë reale shpejtësinë në të cilën po udhëtoni dhe një alarm njofton shoferin nëse ai është duke tejkaluar limitin në një zonë të caktuar.

Aplikacioni është aktual prej kohësh në disa vende, dhe është në gjendje të tregojë përveç shpejtësisë, edhe praninë e kamerave të shpejtësisë.