Kur Google bleu Waze në 2013-ën u tha se ishte çështje kohe përpara se funksionet shumë popullore të tij të integroheshin në Google Maps.

Edhe pse kanë kaluar vite nga ajo blerje, funksionet e para të Waze kanë filluar të testohen vetëm ditën e sotme.

Flasim për raportimin e incidenteve rrugore dhe kurtheve të shpejtësisë të cilat e kanë bërë Waze shumë preferuar.

Sipas Android Police dy funksionet janë në fazë testimi për Google Maps dhe nuk ka një afat se kur do të mbërrijnë për të gjithë përdoruesit.

Informacioni u zbulua në APK-në e versionit 9.79 të Google Maps.