Google rrit mundësitë për fshirjen e të dhënave personale

Gjigandi amerikan i teknologjisë “Google” do t’u ofrojë përdoruesve një mundësi të re për të fshirë automatikisht të dhënat për historinë e vendndodhjes dhe aktivitetet online në një periudhë shumë të shkurtër kohore.

Portali që i kushtohet teknologjisë “The Verge” publikoi se “Google” përgatit lançimin e një opsioni të ri, i cili do t’ju mundësojë përdoruesve fshirje automatike për të dhënat të vendndodhjes dhe aktiviteteve.

Siç u bë më herët e ditur nga “Google”, kompania i kushton rëndësi të madhe ofrimit të sa më shumë opsioneve përdoruesve për menaxhimin e të dhënave të tyre.

Përdoruesit e “Google” do të jenë në gjendje që në “cilësimet” të fshijnë historinë e vendndodhjes së tyre dhe informacionet e aktivitetit në internetit në çdo kohë.

Përveç kësaj, përdoruesit do të jenë në gjendje të kërkojnë fshirjen automatike të të dhënave të tyre në periudhën e përcaktuar nga sistemi, e cila sipas informacioneve aktuale është një periudhë prej tre deri në 18 muaj.

Në rast se përdoruesit nuk kërkojnë fshirjen e të dhënave për një periudhë të caktuar kohore, ato do të ruhen deri në 18 muaj dhe të gjitha të dhënat më të vjetra se ato do të fshihen automatikisht.

Pritet që opsioni i ri i “Google” të jetë në dispozicion në javët e ardhshme në platformat “Android” dhe “IOS”.

evn