Google shtyn lansimin e sistemit Android 11

Gjiganti teknologjik, Google ka shtyrë datën e lansimit të versionit më të ri të sistemit operativ, Android, që fillimisht ishte planifikuar të prezantohej më 3 qershor.

Marketing

Përmes një deklarate në faqen zyrtare të Zhvilluesit të Androidit është thënë: ”Tani nuk është koha për të festuar” dhe se detaje tjera do të bëhen publike “shpejt”.

Ky njoftim vjen pasi dhjetëra qytete në Shtetet e Bashkuara përballen me protesta të mëdha për shkak të vdekjes së një personi me ngjyrë gjatë arrestimit nga zyrtarë policorë.

Protestuesit para Shtëpisë së Bardhë kërkojnë drejtësi për George Floyd
Google megjithatë, nuk ka specifikuar nëse kjo ka qenë arsyeja e shtyrjes së lansimit.

Kjo kompani ka bërë të ditura disa hollësi të tipit 11 të sistemit Android, përmes një blogu, teksa ka shënjestruar zhvilluesit e aplikacioneve,

“Për zhvilluesit e aplikacioneve, Android 11 vjen me një ton të mundësive për aplikacionet e juaja, sikurse pajisje shtesë, 5G, kapacitete të reja për mediat e reja dhe kamera dhe shumë më shumë”, është thënë në njoftim.

Marketing