Google Translate në modalitetin offline, tani me përmirësime

Google Translate përdoret për të përkthyer.
E së fundi, aty kanë bërë disa përmirësime lidhur me përkthimet në modalitetin offline.

Marketing

Edhe nëse nuk keni lidhje me internet, prapë ju mund ta përdorni atë, vetëm nëse keni shkarkuar tashmë paketën përkatëse të gjuhës.

Modaliteti i përkthimit offline nuk është aq i pasur me karakteristika krahasuar me modalitetin në internet, dhe përkthimet mund të mos jenë aq të sakta, në varësi të asaj që po përpiqeni të thoni.

Por Google është duke punuar në të, dhe kompania ka njoftuar se tani përkthimet offline bëhen edhe më të natyrshme.
“Përkthimi offline është duke u bërë më i mirë”, tha menaxheri i Google Translate, Sami Iqram në një postim të fundit në blog.

Marketing