Google Translate tani përkthen automatikisht me anë të kamerës

Që nga sot, me kamerën e juaj mund të përktheni automatikisht. Këtë mund të beni thjesht duke drejtuar kamerën tek ndonjë fletë apo shenjë që dëshironi të e përktheni në ndonjë gjuhë tjetër.
Google ka bërë të mundur që përkthimi të mund të ndodhë në më shumë se 80 gjuhë.

Nga kjo risi do të përfitojnë turistët që udhëtojnë në shtete ku nuk e dinë gjuhën që flitet.

Google përkthen vetëm imazhe statike. Kërkohet të shkarkohet imqazhi në mënyrë që të zgjedhni me gisht tekstin që doni të e përktheni.

Google vjen më këtë përkthim instant pasi që lansoi më herët shërbimin Lens për kompjuterë personal që përkthen më shumë se 100 gjuhë edhe kur jeni jashtë rrjetit. Në këtë program janë shtuar më shumë se 25 gjuhë të reja duke ëprfshirë arabishten, gjuhën urdu etj..

Këto lansime nga Google demonstrojnë edhe një herë fuqinë e kompanive më të mëdha të intelegjencës artificiale në botë.