Gostivar, arrestohen dy persona për posedim të marijuanës

Dy banorë të fshatit Çegran të Gostivarit janë arrestuar pasi gjatë një bastisje tek ta është gjetur një qese me marijuanë.

Marketing

Sipas SPB- Tetovë, nëpunësit policor dje rreth orës 15:45 në fshatin Çegran të Gostivarit i kanë privuar nga liria 21 vjeçarin SH.A, dhe 24 vjeçarin E.A banorë të këtij fshati.

Gjatë kontrollit është gjetur marijuanë ku të dy pastaj janë mbajtur në stacion policor në pastrimin e dokumentimit të rastit. Pas bisedës së realizuar dy banorët do të përballen me parashtresë adekuate.

Marketing