Gostivar, arrestohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës, zyra e jashtme Gostivar gjatë ditës së djeshme rreth orës 20:00, kanë kryer kontroll në shtëpinë e 46 vjeçarit SH.A.G. në fshatin Banjicë e Poshtme.

Marketing

Gjatë bastisjes të realizuar me urdhër të Prokurorit Publik, është gjetur kokain dhe mariuhanë. Personi me iniciale SH.A.G është privuar nga liria dhe mbajtur në stacion policorë në Gostivar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim penal.

Marketing