Gostivar, ekipe mobile për prevenim nga virusi COVID-19

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-12 12:26:05Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Komuna e Gostivarit formoi ekip mobil me qëllim të sigurisë më të madhe kolektive dhe prevenimit nga virusi COVID-19 (Korona virusi).

Marketing

Për shkak të situatës së krijuar, me qëllim të evitimit të kontaktit të drejtpërdrejtë me persona tjerë dhe mos ekspozimit të rrezikut shtesë, të gjithë të moshuarit mbi 60 vjet në territorin e Komunës së Gostivarit, të cilët janë të pafuqishëm dhe kanë gjendje shëndetësore të përkeqësuar, mund të paraqiten në numrat e telefonit:
072 577 713
072 577 741

Ekipi mobil, duke respektuar të gjitha masat parandaluese, do të shkon deri tek ata, do t’ju japin ndihmën e duhur dhe do t’iu siguroj artikujt ushqimor të nevojshëm, mjete higjienike dhe/ose barëra.

Komuna e Gostivarit nuk do të lejon këto rrethana të jashtëzakonshme t’i godasin grupet më të prekura!

Shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë neve!

Marketing