Një trup i pajetë i një mashkulli është gjetur dje në ara afër pompës së benzinës “S-Petrol” në Gostivar.

“Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Gostivar dhe ku është vërtetuar identiteti i personit, punohet për I.A.(21) nga fshati Vrutok, Gostivar”, informuan nga MPB-ja.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dërguar për obduksion.