Gostivar, gjendja alarmante me të infektuar

Situata në rajonin e Pollogut është shumë serioze. Me 495 të infektuar me Covid 19. 302 janë në qytetetin e Tetovës dhe rrethinë dhe 193 janë në qytetin e Gostivarit dhe komunave për rreth. Nga shtabi i krizës së Komunës së Gostivarit gjatë ditës së sotme kanë dalë me konkluzione ku thonë se institucionet duhet të marrin situatën më seriozisht, ndërsa në anën tjetër thonë se nuk duhet që të vendoset karantina dhe ora policore.

Marketing

“Situata në Mavrovë, Gostivar dhe Vrapçishtë është tejet serioze me numër aktiv të rasteve 193 prej të cilëve 145 janë në Gostivar 44 në Komunën e Vrapçishtit dhe 6 raste në Komunën e Mavrovës, konkluzioni i dytë është se të gjithë institucionet duhet t’i ftojnë qytetarët që të marrin situatën shumë seriozisht duke u përmbajtur të gjitha rregullave sidomos mbajtjes së maskës dorezave dhe distancës”, deklaroi Valbon Limani nga Komuna e Gostivarit.

Në qytetin e Tetovës gjatë ditës së sotme janë regjistruar 4 raste të reja me Covid 19 edhe atë tre në Tetovë dhe një në Komunën e Tearcës. Shtabi i krizës i Komunës së Tetovës që nga 29 qershori nuk ka mbajtur asnjë mbledhje, kjo mund të shihet edhe në faqen zyrtare të Komunës së Tetovës dhe kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe pas kësaj periudhe shtabi i krizës i komunës së Tetovës ka pushuar së funksionuari pas fillimit të kampanjës zgjedhore.

Marketing