Gostivar: Kamioni përplas një grua në vendkalimin për këmbësorë (VIDEO)

Në një aksident trafiku me pasoja tragjike një grua në vendkalimin për këmbësorë e humbi jetën në bulevardin “Vëllezërit Ginovski” në lagjen Maleardi. në Gostivar.

Marketing

Sipas informacioneve fillestare të SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 kur një kamion ka përplasur një grua në vendkalimin për këmbësor, ndërsa nga fuqia e goditjes gruaja ka vdekur në vendin e ngjarjes. Identiteti i gruas ende nuk duhet.

Për momentin ekipi i ekspertizës në stacionin policorë Gostivar dhe prokurori publik kryejnë ekspertizë pas çka do të bëhet e qartë nën çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja tragjike. Njëri drejtim i bulevardit për momentin është i mbyllur, ndërsa komunikacioni por riorientohet.

Maleardi, Kamioni aksidenton per vdekje te moshuaren (video)

Maleardi, Kamioni aksidenton per vdekje te moshuarenSot (20-dhjetor) rrethë orës 13 e 40 minuta, në lagjen ,,Maleardi,, në Gostivar, kamion ,,Mercedes,, me rimorkio me targa të Gostivarit, të cilën e ka drejtuar 51-vjeçari A.T. nga Gostivari, ka aksidentuar këmbësoren P.C. 65-vjeçe nga Gostivari.Nga aksidentimi P.C. Ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjekët nga Ndihma e shpejtë, të cilët në ndërmjet kohë kanë aritur, kanë konstatuar vdekjen.Hetimet në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publikë, në bashkëveprim me ekipin nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë-Stacioni policorë Gostivar, dhe punohet në përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti

Publiée par TV GLOBI sur Jeudi 20 décembre 2018

 

Marketing