Gostivar, largohet nga puna profesori me 50 punime shkencore, zëvendësohet me nxënësin e tij që i ka fal notën

Sot përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, profesori i njohur Kimet Josufi njëherit, kandidati për doktor shkence në fushën e astronomisë dhe fizikës teorike, ka njoftuar se është larguar nga puna si profesor në gjimnazin e Gostivarit, në të cilën ishte i punësuar me kontratë.

Marketing

Kimet Josufi, përmes këtij shkrimi rrëfen padrejtësinë që i është bërë atij:

Miq të nderuar, në ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në vend që mësuesi apo pedagogu të shpërblehet për kontributin e tij shkencor, mua më vjen vendimi se jam larguar nga puna në gjimnaz.

Tani më poshtë se kaq nuk besoj se biem si popull!
Po vras mendjen, ndoshta e meritova këtë sepse e paskam lodhur veten kot, gati 50 punime në revista ndërkombëtarë për fizikë teorike ku promovova vendin, universitetin, refer në dhjetëra revista ndërkombëtare, gati 9 vite kontribut në universitet si asistent, edhe pse pa një rrogë dhe pa një vendim.

Si rezultat u detyrova të punoj në një shkollë të mesme për mbijetesë ekonomike. Nuk mbaron me kaq, shqiptarët të heqin prej pune edhe nga shkolla e mesme, krahasohesh me njerëz mediokër për fizikë që ua kam falur notat kaluese në universitet me dorën time.

Ky është vendi i çudirave, këtu mund të japish kontribut shkencor pa fund por nëse të mungon libreza partiake me gjasë përfundon në rrugë. Sa është numri i pedagogëve që kanë shkruar jo me shumë se 5 punime serioze për 2-3 vitet e fundit? Tani çfarë kuptimi ka të festohet kjo ditë, kur ne ende kemi mentalitet shpellarësh. Faleminderit shqiptarë!

Marketing