Gostivar, lëshohet në përdorim spitali modular

U lëshua në përdorim spitali modular në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit.Në këtë objekt, fillimisht do të shtrohen të gjithë pacientët me Covid 19 nga rajoni i Gostivarit dhe rrethinës. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se ky objekt është një ndër ato objekte që ishin paralajmëruar të rregulloheshin në disa qytete për shkak të pandemisë nga Covid 19.
 
“Këtë model që e implementojmë është i njejtë sikurse në të gjitha qytetet tjera ku shteti ka kapacitete spitalore, konkretisht në Gostivar ka 35 krevate. Tërësisht është i pajisur me pajisje jo mjekësore, kurse duhet të mbëri shpejtë edhe aparati digjital për rentgen dhe aparati për eko me të gjitha sondat për kontrollë që do ta bëjë këtë mini-qendër adekuate për trajtim të të gjitha formave për pacientët me Covid. Gjithësesi, në disa forma të shërbejë edhe si qendër për trijazhë ose mini-qendër urgjente”, Së shpejti do të  sjellim  edhe aparatin për rezonancë magnetike. Kjo nënkupton se banorët e Gostivarit për atë shërbim nuk do të duhet më të udhëtojnë në Shkup, por këtu do t’i bëjnë ato inçizime”u shpreh ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ministri u prit nga drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi i cili tha se ky objekt është një zgjidhje më e mirë për personelin mjekësor, por edhe për vet pacientët me Covid. Në këtë objekt pritet të trajtohen 35 pacientë.
“Deri më tani, në funksion të pacientëve me Covid 19 në Gostivar ka qenë Reparti Infektiv, një kohë edhe ai Internistik dhe Neurologjik”, u shpreh drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi.
Ndryshe, në Gostivar, kohëve të fundit regjistrohen më pak raste të reja të pacientëve me Covid 19. Të sëmurë aktiv në këtë rajon janë 138 persona.
Marketing