Gostivar, policia aksion për zhurmën në kafe bare dhe restorante

Pjestarë te policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë- Stacioni policor Gostivar, gjatë vikendit të kaluar, kanë realizuar kontroll aksion, me të cilin kanë qenë të mbuluar gjithësej 7 objekte hotelerike në Gostivar, me lokacion në rrugën e ,,Ilindenit,, rrugën ,,Vëlleyrit Gjinovski,, rrugën ,,Goce Dellçev.. dhe rrugën ,,Zhivko Brajkovski,,

Marketing

Gjatë kësaj kontrolle, në njërin nga objektet e kontrolluara me fonometër, zhurma e matur i ka tejkaluar kufijtë e lejuara maksimale, dhe janë ndërmar masa ku do të pasojë kundërvajtje adekuate, derisa dy objektet tjera për të njëjtën kundërvajtje, janë paralajmëruar me shkrim.

Aktivitete të këtilla dhe të ngjajshme me këto, janë planifikuar edhe gjatë periudhës së ardhëshme, ku do të kontrollohet zhurma, qëndrim dhe shërbimi i personave të mitur me pije alkoolike, mosrespektimi i Ligjit të duhanit dhe të tjera.

Marketing