Gostivar, Profesori Kimet Jusufi reagon për largimin nga puna, sqarohet drejtori Xhezi Kamberi

Largimi nga puna i profesorit të fizikes Kimet Jusufi në Gjimnazin e Gostivarit, ka ngjallur debat në opinionin publik. Rasti u paraqit nga Jusufi i cili përmes profilin të tij në Facebook njoftoi largimin nga puna, përcjell Flaka.

Marketing

“Në ditën e alfabetit të Gjuhës Shqipe, në vend që mësuesi apo pedagpgu të shpërblehet për kontributin e tij shkencor, mua më vjen vendim se jam larguar nga puna në gjimnaz”, shkroi mes tjerash Jusufi në
profilin të tij në Facebook, duke shtuar që: Po vras mendjen, ndoshta e meritova këtë sepse e paskam lodhur veten për kot”.

“Gati 50 punime në revista ndërkombëtare për fizikë teorike ku promovova vendin, universitetin. Refer në dhjetëra revista ndërkombëtare, gati 10 vite kontribut në Universitet si asisent, edhe pse pa një rrogë dhe pa një vendim. Si rezultat, u detyrova të punoj në një shkollë të mesme për mbijetesë ekonomike. Nuk mbaron me kaq, shqiptarët të heqin prej pune edhe nga shkolla e mesme, krahasohesh me njerëz mediokër për fizikë që ua kam falur notat kaluese në Universitet me dorën time”, vazhdon tutje në reagimin e tij, profesori  Kimet Jusufi.

Pasoi reagimi i drejtorit të Gjimnazit të Gostivarit, Xhezi Kamberi. Sipas tij, ligji është një sistem rregullash dhe normash shoqërore që njerëzit duhte të ndjekin në një shoqëri apo vend.

“Ligjet vendosen dhe zbatohen nga institucionet dhe organet ligjore përkatëse të shoqërisë. Kam respekt për punën dhe konrtibutin që dhat në shkollën tonë edhe pse nuk jeni adekuat për punën që e ushtruat,  në fakt që të jem më i qarte për opininonin ju nuk keni të dhënura provimet të cilët e aftësojnë një ligjerues për mësimdhënje. Gjithashtu ju paralajmërova disa herë për të kryer obligimin tuaj që të jeni i barabartë para ligjit me cdo njerin që do të konkuronte për të njëjtin vend pune, por ju këtë punë e anashkaluat. Dhe ndodhi kjo që ndodhi, prandaj mendoj se është e nivelit shum te ulët te plasoni nje dezinformatë të tillë duke u paraqitur si i larguar nga puna.Juve profesor ju mbaroi kontrata e punes dhe u hap konkurs në të cilin vend pune konkuroi person adekuat për mësimdhënie  dhe në këtë situatë u veprua konform ligjit për arsim të mesëm”, sqarohet Kamberi.

Por, profesori Jusufi thotë se: “Ky është vend i çudirave dhe se këtu mund të japësh kontribut shkencor pafund por nëse të mungon libreza partiake, me gjasa përfundon në rrugë”.

“Unë si drejtor i këtij institucioni kam për obligim të respektoj ligjin pasi mbaj përgjegjsi për ç᾿do shkelje, prandaj ju informoj të gjithëve, sidomos  njerzit që janë laikë dhe nuk janë mire të informuar, të distancohen nga c᾿do ofendim pasi do të ishte hipokrizi te reagosh në kuriz të tjetrit, kjo vlen edhe për disa të punësuar të mij të cilët në mënyrë naïve duke i ditur faktet ose për interesa personale solidarizohen dhe promovojnë drejtësi.
Për hir të objektivitetit jam i detyruar të publikoj dokumentet  e të dy konkuruesve që të njoftohet opinioni më i gjerë se udhëheqësia e gjimnazit të Gostivarit nuk bëri asnji padrejtësi në sjelljen e këtij vendimi”, përfundon sqarimin drejtori Kamberi. FLAKA 

Marketing