Gostivar, sulmohet polici në detyrë

Një qytetar i Gostivarit është arrestuar mbrëmë për shkak të sulmit ndaj një polici.

Marketing

Sipas SPB Tetovë, nëpunësit policorë mbrëmë në orën 22:35 minuta, në dalje nga Gostivari, në udhëkryqin e fshatit Zdunje, e kanë privuar nga liria H.I. (62) nga fshati Zdunje rrethina e Gostivarit. Ai paraprakisht duke e drejtuar automjetin motorik “folksvagen golf” me targa të Gostivarit, nuk e ka respektuar urdhrin e dhënë nga patrulla rrugore. Më pas edhe fizikisht e ka sulmuar një nëpunës policor.

H.I. është mbajtur në Stacionin policor Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë parashtresë adekuate.