Gostivari i mbuluar në zi, sot mbledhje komemorative në Këshillin e komunës

Lajmi i djeshëm për 14 udhëtarët që humbën jetën në aksidentin e autobusit në rrugën Shkup-Tetovë, i tronditi banorët e qytetit të parë të Vardarit. Shumë persona në rrjetet sociale prej mbrëmë dhe sot herët në mëngjes shprehin ngushëllime për familjarët e personave që pësuan në aksident.

Marketing

Banorët e Gostivarit në shok dhe mosbesim sot në mëngjes pas tragjedisë iu përmbahen komenteve dhe lajmit rreth identitetit të viktimave, sepse ende zyrtarisht nuk është konfirmuar identiteti i tyre.

Nga rrethi familjar i njërit prej personave që ndërroi jetë për MIA-n konfirmuan se në mesin e viktimave është edhe udhëheqësi i Sektorit për Komunikacion të Qytetit të Shkupit i cili pas orarit të punës kthehej në shtëpi në Gostivar.
Nga dioqeza lokale konfirmuan se varrimi i tij është caktuar për sot në orën 14, ndërsa për nesër është caktuar edhe varrimi i dy viktimave nga aksidenti.

Është konfirmuar se në mesin e viktimave është edhe djali i deputetit Bllagojçe Trpevski. Viktimat nga autobusi janë kryesisht persona të cilët rregullisht udhëtojnë në relacionin Gostivar-Shkup-Gostivar, si të punësuar në Shkup dhe studentë. Pikërisht në terminin e linjës së rregullt të “Durmo-turs” në orën 16 e 15 minuta kompania kryen transportin e udhëtarëve me dy, madje edhe tre autobusë.

Prej mbrëmë gati të gjitha objektet hotelierike i anuluan kremtimet e paralajmëruara për fundjavën e ardhshme, ndërsa nga Komuna e Gostivarit paralajmëruan se Këshilli i komunës për orën 12 ka paralajmëruar mbledhje të jashtëzakonshme, komemorative.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari që mbrëmë, pas vizitës së të lënduarve në klinikat e Shkupit, shprehu ngushëllime dhe paralajmëroi ndihmë për të lënduarit.

Në mbledhje është paralajmëruar edhe prania e kryetarit të Qeverisë, Zoran Zaev. Në historinë më të re kjo është tragjedia më e madhe e cila e ka kapluar qytetin dhe rrethinën.

Marketing