Gostivari në tym, digjet deponia Rusino

Sërish janë kthyer flakët e zjarrit në deponinë rajonale Rusino në Gostivar.

Marketing

Reagime të shumta vijnë nga banorët e Gostivarit.

“Për fat të keq deponija “Rusino” vazhdon të digjet ndërsa ne (banorët e Gostivarit, e në veçanti ne që jemi edhe më afër) vazhdojmë të helmohena!. Çdo respekt për zjarrfikësit e qytetit por me gjasë ky zjarr me ujë nuk shuhet!?”, pyet Pajtim Saiti banor i Gostivarit.

Njësiti i Zjarrfikësve është në kompetencë e Pushtetit Lokal. Mosreagimi në kohë ka bërë që Gostivari të jetë në tym në këto ditë feste dhe pandemie.

Edhe disa ditë më herët, deponia Rusino u përfshi nga flakët.

Marketing