Gostivari vazhdon me aktivitetet për Kryeministrin e parë Shqiptar

Tre ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 15
Korrikut, Shtabi Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI
në Gostivar, në mbledhje të ndara, realizoi takime me funksionarët lokal dhe qendror,
anëtarët e kryesisë së degës si dhe kandidatët për deputetë nga dega e Gostivarit.

Marketing

Shefi i Shtabit, z. Nexhati Jakupi dhe ndihmësi i tij, z. Bashkim Hasani, njoftuan zyrtarët
e partisë mbi aktivitetet para dhe gjatë fushatës zgjedhore.
Pos Jakupit dhe Hasanit, në mbledhjet e mbajtura në selinë në Gostivar, fjalë mbajtën
edhe kandidatët për deputetë nga dega e Gostivarit, zonj, Arta Bilalli – Zendeli, zonj.
Vjollca Latifi – Ademi dhe z. Hasim Deari. Tema kryesore ishte ideja mbi Kryeministrin e
parë Shqiptar të nxitur nga lideri, z. Ali Ahmeti.

Edhe në këto mbledhje, Jakupi dhe Hasani u fokusua tek kujdesi i shtuar për mbrojtje
nga CoVid-19 gjatë gjithë aktiviteteve parazgjedhore.
Me respekt:
Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, dega në Gostivar

Marketing