Mario Gotze do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit. Rikthimi i tij në ‘Signal Iduna Park’ nuk doli të jetë siç ai kishte pritur, kështu që atij i duhet të kërkojë një skuadër të re, jashtë Gjermanisë.

Është agjenti i Emre Can i cili është duke punuar në transferimin e tij, dhe e ardhmja e ish reprezentuesit gjerman mund të jetë në Itali dhe Spanjë.

Pas raportimit nga Gjermania, Gotze duket se nuk e ka më ndërmend të rikthehet më në Bundesligë.

Gotze në vitin 2013 bëri një transferim “shokues” nga Borussia Dortmund te Bayern Munich, gjë të cilën nuk ia kanë falur asnjëherë tifozët e Dortmund.

Në vitin 2016 ai u kthye te Dortmund, por më nuk arriti të rikthente formën e dikurshme.

Kujtojmë se Gotze në vitin 2014 shënoi golin e fitores për Kombëtaren e Gjermanisë në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.