Një ditë pas arrestimit të Ana Malajt, 31 vjeçares e cila vidhte së bashku me kushëririn e saj pikat e karburanteve, kanë dalë në dritë detaje të reja.

Në dëshminë e saj 31 vjeçarja nga Fieri ka deklaruar se grabitjen ajo e ka kryer për hakmarrje ndaj punonjësit të pikës së karburantit, pasi sipas saj ai e ka vjedhur kur kjo e fundit i ka dhënë një 50 euroshe, duke mos i kthyer kusur.

“Grabitjen e bërë për hakmarrje, punonjësi nuk më ktheu kusurin. I dhashë 50 euro dhe ai nuk më ktheu më lekët”, mëson News24.

Ana Malaj u arrestua ditën e djeshme nga policia, ndërsa këtë të hënë në pranga përfundoi dhe kushëriri i saj Emiljano Grembi, 22 vjeç. Ky i fundit në bashkëpunim me 31 vjeçaren kanë vjedhur një sasi prej rreth 300 mijë lekësh të vjetra në pikën e karburantit. Policia njoftoi po ashtu se dy kushërinjtë kishin tentuar të vidhnin dhe disa pika të tjera karburantesh.

Një tjetër person është arrestuar nga policia e Fierit si i dyshuar për vjedhje me armë të 1 karburanti dhe tentativës për të tjerë.

“Në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja.

Sipas policisë në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Po ashtu në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”- njoftoi policia.