Grabitet një australian në Shkup

Tre persona të panjohur dje rreth orës 17 ka kryer grabitje ndaj D.P.(31) nga Belburni, Australi në rrugën “Mirosllav Kërlezha” në Shkup.

Marketing

Siç informoi MPB-ja rastin mbrëmë, në orën 20:25 në Stacionin Policor Qendër e ka denoncuar vetë i dëmtuari.

Sipas denoncimit, autori me kanosje me thikë të dëmtuarit D.P. ia ka marrë çantën me sende personale, orë dore për meshkuj dhe një varëse prej ari.

Policia ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

Marketing