Grabitje e madhe në Prizren, hajnat vjedhin para e stoli ari në vlerë 90 mijë euro

Vlerë e madhe e stolive të arit u vodhën mbrëmë në Prizren. Përveç kësaj, hajnat në fshatin Krajkë të kësaj komune vodhën edhe para.

Marketing

Siç kanë treguar nga Policia e Kosovës, vlera e vjedhur e stolive në një shtëpi në fshatin Krajkë të komunës së Prizrenit, kap vlerën e 40 mijë eurove.

Po ashtu, hajnat vodhën edhe 50 mijë euro para të gatshme.

“Me date 29.10.2020 rreth orës 18:10 minuta, një qytetar nga fshati Krajkë-Has e ka njoftuar policine ne Prizren, se nga persona te panjohur janë vjedhur një sasi e të hollave dhe arit. Sipas viktimës shuma e të hollave është 50.000 euro ndërsa vlera e arit 40.000. Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes nga njësitë e specializuara kriminalistike dhe rasti është duke u hetuar nga njësia e hetimeve rajonale në Prizren”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin nuk është raportuar ende për të arrestuar.

Marketing