Një person i panjohur ka kryer grabitje të rëndë në zyrën e partisë politike të VMRO-DPMNE-së në rrugën “Petar Delan” në komunën e Kisella Vodës.

Siç kumtoi MPB-ja, vjedhja ishte realizuar në periudhën prej datës 24 deri në datën 25, ndërsa hajduti ka marrë lap-top dhe kasën e kompjuterit dhe monitorin.

Rasti ishte lajmëruar në polici dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e tij.