Grabitjet gjatë orës policore, dy shkupjanë përfundojnë në pranga

Dje në ora 16:20 gjatë ndalesës për qarkullim, respektivisht gjatë orës policore, policët nga SPB Shkup në rrugën “Filipi i Dytë i Maqedonisë” në Shkup pas kontrolleve kanë arrestuar personin P.N. (41) nga fshati Kuçevishtë i Shkupit. Kurse policia e rajonit të Çairit gjatë ditës së djeshme, konkretisht në ora 09:30 kanë arrestuar personin E.E.(21) nga Shkupi.

Marketing

Policia tek dy të dyshuarit gjatë kontrolleve ka gjetur gjësende që dyshohet se janë të vjedhura. Pas dokumentimit të plot të rastit, policia do të përgatis akuzë konkrete.

Marketing