Granit Xhaka, baba për herë të parë

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita janë bërë prindër për herë të parë.

Marketing

Nëpërmjet një postimi në Instagram, futbollisti dha lajmin e mirë krahas një fotografie ku duken tre duar të bashkuara.

“Mirë se erdhe princesha jonë e vogël, babi dhe nëna të duan shumë”, shkruan Xhaka.

Vogëlushja ka ardhur në jetë dy vite pas martesës së çiftit, ndërsa ndjekësit mezi po presin të mësojnë emrin dhe të shohin imazhin e parë të saj.

Kujtojmë se para disa ditësh Xhaka u emërua si kapiten klubit të futbollit Arsenal, duke u bërë pasardhës kështu i personaliteteve të sportit si Thierry Henry, Patrick Viera apo Van Persie.