Granit Xhaka: Ka gjëra më të rëndësishme se futbolli

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka së bashku me bashkëshorten e tij, Leonita Lekaj janë në pritje të fëmijës së parë të tyre, transmeton zeri.info

Marketing

Futbollisti kosovar dëshiron të jetë pranë gruas së tij në këto momente dhe madje është i gatshëm të lërë dhe disa ndeshje pa luajtur, pasi sipas tij ka gjëra më të rëndësishme se futbolli.

“Ka gjëra shumë më të rëndësishme dhe të veçanta në jetë sesa futbolli. Si për shembull të bëhesh baba. Me Seferovic ndodhi e njëjta gjë, ne ramë dakord që ai të jepte gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të linte ndeshjen tjetër, për t’u bashkuar me familjen. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me mua”, është shprehur Xhaka që do humbasë dy ndeshjet e Zvicrës me Irlandën dhe Danimarkën, për kualifikueset e Kampionatit Evropian

Marketing