Granit Xhaka sot feston ditëlindjen, ja kaq vjet mbushi

Granit Xhaka, futbollisti i njohur Kosovar, mesfushori i klubit të njohur anglez, Arsenalit sot ka ditëlindjen.

Marketing

Xhaka është lindur më 27 shtator të vitit 1992 dhe sot i mbushi 27 vjet.

Futbollisti i njohur po merr urime të shumta nga familjarë, miqë e kolegë të shumtë. Disa nga urimet, Xhaka i publikoi në instastory për 2 milionë ndjekësit e tij.

Kujtojmë se Xhaka luan për kombëtaren e Zvicrës është lindur në Basel të Zvicrës, por prindërit janë shqiptarë nga Kosova. Ai është vëllai i Taulant Xhakës, i cili është gjithashtu një futbollist profesionist dhe luan për FC Baselin dhe ekipin kombëtar shqiptar. Familja e tyre ishte zhvendosur nga Kosova (Podujeva) në Zvicër pak para se fëmijët e tyre të lindnin.

Po ashtu Granit Xhaka është martuar me Leonita Lekajn, të cilët janë në pritje për tu bërë prindër.