Graniti vs Taulanti, kush kë e mundi në lojën online Ludo?

Loja online, Ludo i ka prekur të gjitha shtresat e njerëzve, përfshirë këtu edhe dy vëllezërit futbollistë, Taulant e Granit Xhaka.

Marketing

Loja online, Ludo po luhet gjithandej.
Shtresa të ndryshme të njerëzve janë “infektuar” nga kjo lojë.

Dhe, atë po e luajnë edhe futbollistët shqiptarë.
Sigurisht, një sfidë në mes vëllezërish duket të jetë edhe më interesante.

Taulant Xhaka e ka postuar një fotografi në Instastory, ku e ka treguar rezultatin e lojës me vëllain e tij, Granitin.
“Më fal vëlla”, ka shkruar mesfushori i Baselit duke qeshur pasi e mposhti mesfushorin e Arsenalit.

Sigurisht, ky është rezultati i vetëm një loje, pasi nuk dihet se si kanë përfunduar përballjet tjera në mes të vëllezërve Xhaka.

Marketing